Mediat serbe raportojnë se Kosova i ka ndaluar hyrjen edhe një zyrtareje serbe, ndihmësdrejtoreshës të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Serbi, Dushica Nikolic.
Ndonëse ashtë nuk është konfirmuar nga autoritetet kosovare, mediat serbe raportojnë se Nikolic nuk është lejuar të hyjë në Kosovë.
“Ne jemi dëshmitarë të veprimeve jodemokratike të institucioneve të Kosovës, të cilat, pa asnjë bazë ligjore, vazhdojnë të parandalojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë që të mbështesin popullin e tyre në Kosovë”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, pavarësisht këtyre veprimeve, autoritetet kosovare nuk do të mund siç tha ajo “ta prishin dhe dekurajojnë unitetin serb në Kosovë”.
“Ata kanë frikë nga uniteti serb dhe me çdo kusht duan të dekurajojnë serbët. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne të tregojmë forcën, unitetin dhe kokëfortësinë tonë serbe në 6 tetor dhe të fitojmë”, deklaroi Nikolic./gazetametro