Nesër në ditën e zgjedhjeve i nominuari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të votojë në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një emaili ka njoftuar se kreu i saj do të votojë nesër në ora 9:30.
Ndërsa e nominuara për kryeministre të shtetit nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, do të votojë në Fakultetin Teknik në Prishtinë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
E kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, do të votojë në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një emaili ka njoftuar se kreu i saj do të votojë nesër në ora 10:00.