Kanë mbetur më pak se dy orë nga mbyllja e qendrave të vendvotimit, ndërsa komuna në të cilën kanë dalur më së shumti votues mbetet ajo e Shtërpcës me 42,68%.
Këtë e ka bërë të ditur këshilli Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me anë të të dhënave të rifreskuara kohë pas kohe në webfaqen e tyre zyrtare.
KQZ njofton se deri më tani rreth 566 mijë qytetarë kanë dalur në zgjedhjet nacionale, ndërsa të gjitha vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00. /gazetametro