Tajfuni i rrezikshëm godet Japoninë, këshillohet që 1 milion njerëz të evakuohen (VIDEO)

Në kryeqytetin e Japonisë, një njeri është raportuar i vdekur dhe një milion banorë janë këshilluar për të braktisur shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë që do godasë.

Një burrë u raportua të jetë viktima e parë pasi erërat e forta i rrokullisën veturën e tij në lindje të Tokios.

Derisa deri tani është raportuar se 4 njerëz janë lënduar kur erërat e forta i shembën kulmet e shtëpive njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Siç njoftohet, tanimë janë shkatërruar apo dëmtuar rreth 30 mijë shtëpi, e rreth 16 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Shitore dhe fabrika janë mbyllur, është ndërprerë trafiku hekurudhor dhe janë anuluar mbi 16 mijë fluturime ajrore./gazetametro

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu