Historiani i njohur shqiptar Kastrit Dervishi është shprehur i revltuar derisa disa persona në Lushnje kanë mbajtur një tubim për 75 vjet liri, ndërsa në qafë kanë mbajtur shamitë e lidhura.
Dervishi paraqitjen e tyre e ka parë të pabazë duke thënë se ç’u duhet Europa shqiptarëve dhe çelja e negociatave me BE’në, kur akoma mbajnë simbole komuniste.
Tutje ai theksuar se personat në fotografinë që ka publikuar ai më shumë do të ishin të përshtatëshëm për Kore të Veriut sesa për Shqipëri.
“Këta janë për në Kore të Veriut, çfarë u duhet Europa apo çelja e negociatave. Dje në Lushnje me simbole komuniste! “75 vjet në liri” shkruanin në parullën kryesore, se ashtu e quajnë robërinë komuniste”, ka shkruar historiani i njohur i arkivave shqiptare.
Kujtojmë, që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë refuzuar nga ana e Bashkimit Europian për hapje të negociatave për anëtarësim.