Zaev kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot në fjalimin deri te qytetarët paralajmëroi se do të kërkojë organizimin e zgjedhjeve të shpejta të parakohshme parlamentare.

“Pikërisht ky do të jetë propozimi im në takimin e nesërm te presidenti Stevo Pendarovski. Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme së më shpejtë që është e mundur, zgjedhje ku qytetarët do të tregojnë se në cilën rrugë do të shkojmë më tej”, deklaroi Zaev.

Vendimi i tillë vijon pas konsultimeve të realizuara në nivele të ndryshme, lidhur me konkluzionet e miratuara nga Këshilli i Evropës, me të cilat u anulua marrja e vendimeve për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Zaev theksoi se ne si shtet dërguam gjithçka që nevojitej për marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim, e atë që BE-ja nuk arriti të marrë vendim, është gabim i tyre historik.

Kryeministrin njëheri iu falënderua shumicës së madhe të liderëve evropianë, të cilët u angazhuan për marrjen e vendimit pozitiv për fillim të negociatave.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu