Kryeministri rus, Medvedev tregon marrëveshjen mes Kosovës dhe Sërbisë që e përkrah Rusia

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka thënë se Rusia përkrah marrëveshje paqësore mes Kosovës e Serbisë, por vetëm në bazë të rezolutës 1244 së OKB’së.

Medvedev pas disa takimeve me liderë serbë, i është drejtuar popullit edhe përmes Parlamentit në Beograd.

Prer aty, ai ka folur edhe për Kosovës ku ka thënë se Rusia përkrah marrëveshje paqësore mes dy vendeve, mirëpo vetëm në bazë të rezolutës 1244.

“Rusia gjithsesi përkrah një zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë, mirëpo atë vetëm në bazë të rezolutës 1244 të OKB-së”, ka thënë ndër të tjera ai.

Në vazhdën e deklaratës së tij në Kuvend, Medvedev ka folur edhe për të kaluarën e Serbisë.

Ndër të tjera ka thënë se Serbia i ka vuajtur pasojat e veprimit kundër ligjit ndërkombëtar në vitet e 90-ta.

“Fatkeqësisht, Serbia i ka vuajtur pasojat e veprimit kundër ligjit ndërkombëtar në vitet e 90-ta. Megjithatë, Rusia është përkrahëse e Serbisë dhe popullit serb, atëherë dhe tani”, ka thënë ai.

Vizita e Medvedev është duke u përcjellur me një interes të jashtëzakonshëm nga mediat serbe, kur dihen raportet e afërta të këtij shteti me Serbinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu