Macron u jep arsye rusëve që të tallen: Me cilën pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kufizohen ShBA-të

Pas vetos së Presidentit të Francës, Emanuel Macron, që Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut të mos i hapen negociatat për anëtarësim në BE, nuk ka munguar as reagimi i Rusisë, duke ju gëzuar këtij faktit, ata kanë pyetur me ironi se me se me cilën pjesë të këtyre dy vendeve kufizohen Shtetet e Bashkuara për të lobuar përtej oqeanit për anëtarësimin e tyre në BE.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova bëri reagimin e parë pas refuzimit të BE-së për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, transmeton koha.mk.

Ajo pyeti se me cilën pjesë të këtyre dy vendeve kufizohen Shtetet e Bashkuara për të lobuar përtej oqeanit për anëtarësimin e tyre në BE.

“Unë mund të kuptoj një diplomat amerikan që përzien Arkhangelsk me Severodvinsk. Një vend i huaj, ata nuk kishin asnjë hartë gjeografike. Por me cilën pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kufizohen Shtetet e Bashkuara për të lobuar për integrimin e tyre në një kontinent tjetër, këtë Departamenti i Shtetit duhet ta dijë “, ka shkruar Zaharova në Twitter, si përgjigje ndaj zëdhënëses së Departamentit të Shtetit të SHBA’së, Morgan Ortagus, e cila ka postuar në Twitter se Uashingtoni është shumë i zhgënjyer nga vendimet e fundit të liderëve të BE’së.

Zaharova gjithashtu shkruan se e kupton që me largimin e Britanisë së nga BE duhet të plotësohet zbrazëtira, por vetë Brukseli duhet të kuptojë se çfarë i pret ata nëse këto dy vendet bëhen anëtare të BE’së, është shprehur Zaharova, shkruan mediumi rus Sputnik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu