Presidenti i vendit tonë, Stevo Pendarovski në një konferencë për shtyp me presidentin shqiptar Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Tiranë, është shprehur se të dy vendet meritonin hapjen e negociatave.
Pendarovski tha se procesi i ndarjes së dy shteteve nuk ka qenë asnjëherë pjesë e fjalorit politik të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se vendimi i BE është i pamerituar dhe ndëshkim për gjithë rajonin.
“Procesi i ndarjes së dy shteteve asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalorit tim politik sepse mendoj se të dy shtetet duhet të fillonin negociatat për aderimin në BE”– tha Stevo Pendarovski.
“Ne harxhuam shumë kohë ti bindnim miqtë tanë evropianë, besoj se kjo është bërë dhe nga ana e Shqipërisë, që ti bindnim se nuk bëhej fjalë për anëtarësim të plotë por bëhej fjalë vetëm fillim të një procesi që do të vazhdojë me vite të tëra.
Pra bëhet fjalë për një proces të gjatë ku do kemi kohë të mjaftueshme ti miratojmë standardet evropiane dhe kjo është mënyra më e mirë e mundshme për bërjen e reformave.
Fatkeqësisht kësaj radhe nuk na u mundësia. Ky është një ndëshkim për vendin tim. Mendoj se ky është ndëshkim për gjithë rajonin, i pamerituar. Teza ime e vjetër është se rajoni nuk duhet harruar. Këtë vit ishim ne dhe Shqipëria në rendin e ditës. Bashkimi Europian duhet të gjejë forma, mënyra e modalitete për të afruar edhe Bosnjën e Hercegovinën në BE aspektin institucional. Nëse nuk kemi Ballkan të qëndrueshëm, ne dhe as kontinenti i Evropës nuk mund të jetë stabil”– përfundoi Stevo Pendarovski.