Fuqia e protestës! Mbi 1 milion protestues bëjnë që të rrëzohet qeveria

Presidenti i Kilit, Sebastian Piñera, ka shkarkuar tërë kabinetin e tij, në mënyrë që të formojë një qeveri të re dhe të prezentojë reformat sociale të kërkuara nga protestuesit.

‘’Unë kam shkarkuar të gjithë ministrat e mi, në mënyrë që të ristrukturoj kabinetin tim, për t’iu përgjigjur kërkesave të reja nga protestuesit’’, tha ai.

Më shumë se një million njerëz u bashkuar në një tubim paqësor, të premten, në kryeqytetin Santiago, duke bërë thirrje për drejtësi sociale. Të paktën 17 njerëz janë vrarë, dhe qindra janë plagosur që kur filluan protestat kundër pabarazisë, më shumë se një javë më parë.

Marshimi i së premtes erdhi në fund të një jave përleshjesh të dhunshme, midis aktivistëve dhe policisë.

Presidenti shkroi një tëwet të premten, pas marshimit.

Ai tha: ‘’Të gjithë kemi ndryshuar. Marshimi I sotëm paqësor, në të cilin Kilianët kanë kërkuar një Kili më të drejtë dhe të unfikuar, hap shtigje shpresëdhënëse për të ardhmen.’’/gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu