Si u zbulua mashtrimi i shqiptarit që jeton në Gjermani: Gënjeu policinë se i kanë vjedhur veturën afro 200 mijë eurosh

Një kosovar i cili banon në Gjermani është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ai dhe dy shokët e tij dyshohet se denoncuan në polici se u ishte vjedhur një makinë me vlerë të 180 mijë eurosh, por rezultoi se ata kishin mashtruar me qëllim shitjen e makinës dhe përfitimin e parave të tjera nga sigurimi.

Ndërkaq mediat në Shqipëri e kanë zbuluar gjithë ngjarjen se si shkoi, nga denoncimi e deri në arrestim.

Ngjarja:

Inskenojnë vjedhjen e një automjeti të shtrenjtë me qëllim shitjen e tij, Policia vë në pranga një shtetas dhe shpall në kërkim dy të tjerë.

Në vijim të ngjarjes ku më datë 31.10.2019, shtetasi G.H, i cili ndodhej prej disa ditësh me pushime në Vlorë, kallëzoi se i kishin vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz S Class 63 AMG”, menjëherë filluan hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet e kryera, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve bënë zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku ka rezultuar se shtetasi G.H ka bërë kallëzim të rremë para organeve të policisë për arsye se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë kanë dashur ta shesin automjetin në fjalë për qëllime përfitimi.

“Mercedes Benz S Class 63 AMG” i vitprodhimit 2019, shtetasi G.H., e kishte blerë në Gjermani me këste nga një kompani.

Ky automjet kap vlerën 180 000 €uro (njëqind e tetëdhjetë mijë euro) nëse do të shitej sipas planit të bashkëpunëtorëve të mësipërm.

Në përfundim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit G.H., 29 vjeç, nga Kosova por me banim në Gjermani, si dhe u shpallën në kërkim dy shtetasit e tjerë, italiani M.C dhe tjetri nga Kosova F.H.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Kallëzimi i rremë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu