Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është shprehur edhe një herë i gatshëm për zgjedhje të reja, që të kandidojë kundër Vetëvendosjes.
Gjatë mbrëmjes së kaluar publikoi një fotografi në rrjetin social Facebook. Por Haziri u vërshua me komente negative nga përkrahësit e VV’së.
“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së”, ka shkruar Haziri krahas fotos.
Po në këtë shkrim, një komentues i cili është shprehur optimist se Kurti do t’i merrte 300 mijë vota,e ka sfiduar Hazirin dhe partinë e tij për zgjedhje të reja.
E për këtë, Haziri është shprehur i gatshëm.
“Kur të doni”, është shprehur Haziri.
Kujtojmë se LDK dhe VV që prej shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve janë në bisedime për koalicion, sidoqoftë, një i tillë nuk është deklaruar zyrtarisht ende.
Ndërkaq, zyrtarë të të dy partive janë shprehur se nëpër këto takime po diskutohet për pika të ndryshme të qeverisjes, por jo edhe për ndarjen e ministrive, numri i të cilave nuk dihet akoma.
FOTO: