Presidenti Serb, Aleksandar Vucic, ka falenderuar shtetin e Ganës për tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës, duke thënë se më këtë vend kanë partneritet të madh.
Vucic këtë e ka quajtur si një fitore të Serbisë.
Duke folur rreth tërheqjeve të njohjes ndaj Kosovës dhe fushatës që po bën Serbia për këtë, ai ka thënë se ‘kjo nuk është shumë e rëndësishme’, sipas tij.
Ai po ashtu ka folur edhe rreth ‘Mini-Shengenit’, duke thënë se iniciativa pritet të kontribuojë me largimin më të vogël të qytetarëve nga Serbia dhe kthimit më të madh.
“Ata që kritikojnë duhet ta dinë se Serbia fiton shumë. Ne në rajon me të gjitha shtetet me të cilat kufizohemi, në përjashtim të një prej tyre që është Hungaria, kemi suficit në shkëmbim tregtar. Edhe një person i verbër mund ta sheh se kjo iniciativë i përshtatet më së tepërmi Serbisë, sepse ajo është më e fuqishmja që mund të shesë më shumë mallra dhe produkte që na bëjnë më të fortit në resurset njerëzore”, u shpreh Vucic.