Macroni nuk jep garanca, as në Samitin e Majit mund të mos ketë datë për fillimin e negociatave

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas takimit me homologun e tij francez Emanuel Makron theksoi se nga Parisi nuk ka garanca për datën për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Ai ka theksuar se sot me Makronin ka pasur biseda “të hapura dhe dinamike” dhe se presidenti francez ka kërkuar kohë për reformën e brendshme në BE, informon INA.

Markon nuk ka dhënë garanca se a do të ketë vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve në maj të vitit 2020 në Samitin e BE-së në Zagreb.

Sipas Pendarovskit, Franca tanimë ka dorëzuar propozimin joformal (non paper) deri tek vendet anëtare për reformimin e metodologjisë së bisedimeve paraqasëse për anëtarësim. Makron ka kërkuar miratimin e metodologjisë së re para se ti jepet dritë jeshile Shkupit dhe Tiranës.

Kjo metodologji pritet të miratohet më së voni deri në mars të vitit të ardhshëm. Presidenti francez i ka premtuar Pendarovskit se gjatë gjashtë muajve të parë të 2020 do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu