Komandanti i Koshares: Ky është skenari për ndikimin rusë në Ballkan

Ish komandanti i Betejës së Koshares, Hisen Berisha, në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Bota sot”, ka folur për “Minishengenin” ballkanik, për pasojat që mund t’i sjellë Kosovës, si dhe rreth qëllimit të kësaj nisme.

Berisha ka thënë se, kjo iniciativë nuk duhet parë me paragjykim se do të kemi vlerësim të gabuar dhe për pasojë që do të na dërgojë në vet izolim, mirëpo ai është i mendimit se kjo dëshiron një analizë në kontekst më të gjerë.

“Nisma për një “Minishengen ballkanik” nuk duhet parë me paragjykim se do të kemi vlerësim të gabuar dhe për pasoj do të na qoj në vet izolim ose partner destruktiv në rajon. Pra, kjo do një analizë në kontekst dhe për t’u parë se çfarë kjo paraqet për Kosovën, sa e ndihmon kjo Kosovën dhe qytetaret e ekonominë e sajë në ecjen përpara apo e kundërta. Për mua nuk është asnjë rrezik.

Pse? Kosova duhet te inkuadrohet në BE e në NATO. Puna e institucioneve të Kosovës dhe bartësve të pushtetit duhet të jetë përgatitja e vendit, pra përmbushja e detyrave të shtëpisë në raporte ndërkombëtare dhe ngritja e vendit në standardet që kërkohen për të qenë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë dhe zhvillimit, dhe integrimit të qytetarëve. Kjo është rruga jonë. Kjo ide si projekt pa “Minshengeni ballkanik”, duket se i ka të integruara edhe katër parimet bazë të BE-së”, tha Berisha, për gazetën “Bota sot”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu