“100 mijë dollarë për të marrë nënshtetësinë shqiptare”, politikani shqiptar ofron pasaportën e tij?

Pas shkrimit të ‘The Guardian’ se kryeministri Edi Rama u ka premtuar të huajave të pasur përjashtim nga taksa për 10 vite, me qëllim marrjen e nënshtetësisë shqiptare për 100 mijë dollarë, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një mesazhi plot ironi Manjani ka komentuar premtimin e kreut të qeverisë shqiptare për pasanikët e huaj, duke shprehur habi, vjen me një ofertë se e shkëmben pasaportën e tij me gjysmën e çmimit.

“Qeveria do ofrojë pasaporta shqiptare për të huajt, për 100 000 Euro. Po mirë, po e ofroj pasaportën time për gjysmën e çmimit. Preferoj në fakt ta shkëmbej me një pasaportë të një vendi të BE. Nuk do ishte keq, apo jo?!.”, shkruan Manjani në ‘Facebook’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu