Kryetari i Komisionit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka paralajmëruar se edhe një numër i madh i tërheqjeve të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës do të ndodh, Drecun ka thënë se se Republika e Naurut dje korrigjoi një gabim që kishte bërë me Kosovën dhe se tërhoqi njohjen.
“Vendimi i Naurut për ta korrigjuar gabimin e njohjes së shtetit të rremë të Kosovës nënkupton se do të ketë më shumë e më shumë shtete që do ta ndjekin këtë rrugë të respektimit të ligjeve ndërkombëtare”, tha Drecun.
“Për fatin e keq shtetet fqinje që e kanë njohur Kosovën pa asnjë kuptim, duhet ta ndjekin këtë rrugë, ta tërheqin njohjen”, ka thënë Drecun në RTS.