Një rast i çuditshëm i antisemitizmit dhe tolerancës religjioze ndodhi në metro të Londrës, babë e bir hebrenj derisa po udhëtonin i fyente një burrë që predikonte se hebrenjtë i takonin “Kishës së Shejtanit”, udhëtarët e tjerë ndërhyjnë e në mes tyre një grua myslimane.
Ky incident ndodhi në veriun e Londrës ku babai e i biri hebrenj tradicional, duke mbajtur kapelën tradicionale hebraike ‘kippah’ në kokë, i drejtohet me paragjykimet e zakonshme për hebrenjtë dhe fillon me fyerje të keqtrajtoj të dy.
Ky person vazhdoi me budallallëqet si ‘hebrenjtë janë përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit’ dhe skllavërinë. Nuk u mjaftua me kaq e tha se ai dhe i biri i tij i takojnë ‘kishës së shejtanit’.
Ky incident u xhirua nga pasagjeri dhe e publikoi në rrjetin social Twitter.
Burri hebre rrinte i qetë dhe nuk reagonte, e me personin abuzues u përballën udhëtarët e tjerë që e kundërshtonin maltretimin e tyre.
Një nga kundërshtarët ishte një grua myslimane e mbuluar, që i tha se ai nuk duhet të ngacmojë me fëmijën.
Policia britanike ka njoftuar se ka nisur një hetim për incidentin.
VIDEO:
Yahoo news – Muslim woman confronts man shouting anti-Semitic abuse at family on London Tube https://t.co/0W8K8lwppg
— Chris Atkins (@scatatkins) November 22, 2019
Ai eshte magjup racist Gruaja muslimane e di qe pas keqtrajtimit te hebrenjve do t’i vije radha asaj dhe te tjereve Sepse, magjupet racist jane kunder gjithe Botes Fare e keqe!