Zvicra zgjohet e mbuluar nga bora: Trashësia e saj arrin deri në 1 metër (VIDEO)

Gjatë ditës së djeshme, reshje të dendura bore kanë përfshirë rajonet malore në Zvicër. Masa të ftohta ajrore nga veriu i Atlantikut kanë krijuar një ciklon në Alpe duke shkaktuar reshje të dendura atmosferike, shi por edhe borë në malet e Zvicrës.

Sot borë e madhe ka rënë në San Bernardino, në kantonin e Grisons. Lexues të Metros, kanë dërguar video nga atje, ku trashësia e borës raportohet se arrijnë shifrën afër 1 metër.

Temperaturat aktuale në këtë vend janë 2 gradë Celsius, ndërsa në mbrëmje pritet që të shkojnë në minus 2. Edhe ditëve në vazhdim ky rajon do të përfshihet nga bora e madhe.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu