Humbën jetën nën rrënojat e hotelit, ja vendimi qe mori Rama për familjet e dy vëllezërve nga Kosova

Nuk përjashtohen nga vendimi i Qeverisë së Shqiperise, lidhur me akordimin e një shume prej 1 milionë lekësh të reja për familjet e viktimave të tërmetit tragjik në vendin tonë, as familja e dy vëllezërve nga Kosova që gjetën vdekjen në rrënojat e hotelit në Durres.

Keshtu tha sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë.

“Projektvendimi që lidhet përsëri me përkrahjen sociale dhe financiar të familjeve të viktimave është projektvendimi që ka të bëjë me akordimin direkt të një përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja për çdo familje dhe patjetër për përballimin e shpenzimeve të varrimit. Secila prej familjeve të vëllezërve Abazi nga Kosova do të marrë të njëjtën përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja nga ky vendim i qeverisë së Republikës së Shqipërisë. besoj që jemi dakord”, deklaroi Rama.

Kujtojme se pjese e viktimave te termetit tragjik, me 50 jete te humbura, ishin edhe dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit Shemsedin Abazi, 32 vjeç dhe Isah Abazi, 29 vjeç humbën jetën pas shembjes së hotelit “Tropikal” në Durrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu