Të hënën nënshkruhet marrëveshja për qeverinë e re në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, janë takuar sot ku kanë përmbyllur harmonizimin e programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura.

Të dy liderët nuk kanë dashur të flasin për media. Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet një komunikate thotë se nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve politike, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë.

“Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu