Teksa diskutonte me pronarin e lokalit ku ul kryeminsitri shqiptar thirri një prej anëtarëve të komunitetit rom me epitetin ‘i ziu’. Kryeministri Edi Rama është treguar hapur racist teksa ka quajtur ‘të zi’ disa nga banorët e Laçit, të cilët ishin pjesë e komunitetit rom.
Teksa diskutonte me pronarin e lokalit ku ul kryeminsitri thirri një prej anëtarëve të komunitetit rom me epitetin ‘i ziu’.
Pjesë nga biseda:
Burri: Jam 56 vjeç dhe kam gjithë jetën me qera.
Rama: Qenkemi moshtar. Ti je si shpirt (e puth në ballë). Ç’ke prapë do ta rregullojmë shtëpinë dhe me qera do jesh ti.
Burri: Po s’na i japing ne shtëpitë me qera.
Rama: Çfarë thua ti? Pronari që do i rregullojmë shtëpinë, do ta ketë kush që do të ta japë prapë ty me qera.
Burri: vëre dorën në zemër edhe për romët
Rama: Sa i dua unë romët s’I do njeri. Ju keni zemrë të madhe, muzikë, harem, bëni kalamaj. S’ankoheni fare ju. Bëni jetë.
Burri: Unë kam plakën 82 vjeçe në çadër. Dua një dhomë hoteli për plakën.
Burri largohet dhe më pas Rama e thërret që t’i japë çelësat e hoteli.
Rama: Bjere çik atë të ziun, ku iku ai? Ku është ai i ziu mër, nga më iku?
Burri vjen dhe kryeministri i jep çelësat e hoteli për nënën e tij!
Burri: Faleminderit shumë
Rama: Merri çelësat, çojë plakën në hotel!
Momenti në video në minutën 35:40.
VIDEO: