Pas tri ndeshjeve radhazi në udhëtim kundër Club Brugge, Valencia dhe Barcelona, Real Madridi rikthehet në Santiago Bernabeu për herë të fundit në vitin 2019, me Atheltic Bilbao që e viziton shtëpinë e Karim Benzemas.
Nuk ka më mirë se në shtëpi për francezin këtë sezon dhe shifrat e tij tregojnë se sa shumë e shijon ai lojën në Bernabeu.
Dhjetë kundërshtarë të ndryshëm e kanë vizituar Bernabeun këtë sezon dhe Benzema ka shënuar kundër të gjithë tyre përvec dyve: Club Brugge dhe Real Betis.
Nuk është rastësi se ato janë dy ndeshje në të cilat Madridi dështoi të fitojë, si dhe në ndeshje ndaj Osasunas për të cilën numri 9 u pushua.
Benzema i ka shënuar 16 gola deri tani këtë sezon, ndërsa 11 prej tyre i ka realizuar në shtëpi. Athletic Bilbao viktima e tij e parapëlqyer
Benzemas i pëlqen të luajë ndaj baskëve. Ai i ka shënuar 11 gola kundër Bilbaos dhe Granadas. Këtë sezon, Benzema është duke garuar me Lionel Messin për Këpucën e Artë në Spanjë.