Qeveria e re “Vetëvendosje-LDK”, çfarë ndodhë nëse nuk konstituohet Kuvendi me 26 dhjetor (VIDEO)

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet të mbahet ndonëse s’ka marrëveshje mes LVV dhe LDK-së. Salla e Kuvendit të Kosovës është bosh. Por nga kjo e enjte në të do të ulen 120 deputetë që dolën nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Por, konstituimi i legjislaturës së VII është pak më ndryshe. Kjo për faktin se ende deri tash nuk është bërë një marrëveshje për qeverisje. Sipas monitoruesve të Kuvendit, duhet partia e parë që të propozoj të mandatarin për kryetar të Kuvendit.

Por mos konsituimi i Kuvendit nuk i siguron asnjë parti politike që vendi të shkoj në zgjedhje të reja. Presidenti i Republikës së Kosovës brenda afateve Kushtetuese ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit.

Gjatë kësaj dite përveç betimit të deputetëve pritet të zgjedhjet edhe kryesia e re e Kuvendit të Kosovës.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu