Shqiptarët jua rikthejnë në të njejtën mënyrë si ua bënë kosovarëve, i bëjnë për spital maqedonasit në mes të Shkupit (VIDEO)

Në qendrën e Shkupit afër stacionit të autobusit “Rekord” është incizuar një video ku shihen se si përleshen dy grupe të rinjsh shqiptar dhe maqedonas. Personat në fjalë fillimisht bisedojnë mes vete ndërsa njëri prej tyre incizon.

Pastaj, katër persona me boksa dhe shqelma godasin dy djem. Në video dëgjohen fjalë fyese. Ende nuk ka informacione zyrtare nga MPB në lidhje me rastin.

Nga burime jo-zyrtare thuhet se autorët janë tifo grupi “Shvercerat” të cilët me këtë veprim kanë kryer një lloj kthimi ose shpagimi për incidentin e disa ditëve më parë, kur “komitët” kishin keqtrajtuar disa kosovarë në Shkup.

Kjo ngjarje nuk është e para e këtij lloji, edhe më herët, sidomos para zgjedhjeve, grupacione të caktuara politike kanë nxitur urrejtje ndëretnike për poena politik ditor, duke promovuar politika nacionaliste.

Video e mëposhtme përmban fjalor të papërshtatshëm.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu