Ndryshimi i Kurtit: Dikur e quante LDK’në parti autoritare, tani e quan lëvizje intelektuale (VIDEO)

Lideri i VV’së dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, dikur thoshte se LDK’ja, është parti autoritare dhe jodemokratike, por sot partia e tij VV’ja, ka ndryshuar qëndrim, duke e quajtur këtë parti si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale.

Në një intervistë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kishte thënë se LDK, sa i përket strukturës së brendshme, sa i përket aktivitetit partiak, sa i përket veprimtarisë, ajo është parti autoritare.

“Unë mendoj se LDK është demokratike vetëm në atë epitetin e saj, sa i përket strukturës së brendshme, sa i përket aktivitetit partiak, sa i përket veprimtarisë, unë nuk mendoj se është demokratike. Ajo është parti autoritare e cila e ka në krye një njeri që 12 vite”, kishte thënë Kurti gjatë një interviste.

Sipas Kurtit, ideja e Rugovës ka qenë që të pengojë lëvizjen çlirimtare-rezistente aktive.

E sot, Lëvizja Vetëvendosje i ka çuditur të gjithë, të cilët përmes një statusi ka uruar kanë uruar LDK’në për 30 vjetorin e themelimit, të cilët në urim kanë përmendur edhe Ibrahim Rugovën, figurë kjo jo aq e dashur për liderin e VV’së, Albin Kurti i cili për vite të tëra ka refuzuar të shkoj tek varri i tij të bëj homazhe.

“Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën.” shkruante sot në statusin e VV’së në Facebook.

Por ky lajkatim i VV’së ndaj LDK’së, po shihet me shumë si nevojë e tyre për tu afruar me këta të fundit, kur një marrëveshje mes tyre po duket të jetë shumë larg.

E krejt po ndodhë në një moment kur koalicion në mes të VV’së dhe LDK’së është vështirësuar për shkak të mospajtimeve rreth posteve, e në veçanti postit të Presidentit.

Ky urim lexohet si një përafrim i VV’së ndaj LDK’së, kur e dim se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, është vetëm 3 ditë larg, e cila do të mbahet këtë të enjte.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu