Vulin: Derisa Vucic është në pushtet Serbia nuk hyn në NATO

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin para deputetëve të kuvendit serb këmbënguli se Serbia nuk do të jetë anëtare e aleancës veri atlantike pasi po kjo organizatë po ju kërkon të heqin dorë nga një pjesë e territorit të tyre sipas tij.

Vulin u orvat të përforcoj qëndrimin e neutralitetit ushtarak të Serbisë duke paralajmëruar edhe stërvitjen e parë ushtarake të përbashkët me Kinën.

“Ne bashkëpunojmë me NATO, por bashkëpunojmë edhe ODBK’në, organizatë e pajtimit për siguri kolektive të shteteve të ish bashkimit sovjetik të cilat nuk kërkojnë nga ne të heqim dorë të heqim dorë nga një pjesë e territorit”.

Ministri i mbrojtjes Vulin e përmendi se neutraliteti ushtarak ‘kushton’ por s’ka presion që do t’i detyronte të heqin dorë nga ai , pasi “nuk jeni vend i lirë dikush tjetër ju ruan qiellin” tha Vulin.

Deputeti Vojislav Vujic në kuvendin serb tha se nuk duhet harruar se çfarë i bëri NATO Serbisë, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndërpritet komunikimi me ta. Ai shtoi se dy viteve të fundit kishte shënuar një rritje serioze të investimeve në armatim në Serbi e tash ajo është dominuese në Ballkan sipas tij.

Kritikat Serbisë për një minimizimin e nivelit të bashkëpunimit me NATO’n dhe investimet e bëra nga aleanca i ishin drejtuar nga qarqe ndërkombëtare derisa potencohet bashkëpunimi me Rusinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu