Në qytetin e Vushtrrisë nga shkurti i vitit 2020 nuk do të punohet të dielave. Kështu ka njoftuar i pari i kësaj komune Xhafer Tahiri. Tahiri ka njoftuar se që nga sot është inicuar rregullorja e re komunale për orarin e punës së bizneseve që veprojnë në Vushtrri.
Ai ka kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që veprojnë në Vushtrri përveç atyre që me Rregullore do të ju lejohet të punojnë të dielave.
“Kjo rregullore e re po bëhet duke respektuar kërkesat e shumta të qytetarëve gjatë ndëgjimeve publike por edhe kërkesat që vazhdimisht kemi marrë nga punonjësit. Rregullorja do të jetë në diskutim publik gjatë muajit janar 2020, ku të gjitha palët e interesit mund të japin mendimet e tyre”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Më poshtë keni njoftimin e tij të plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot kam inicuar Rregulloren e re Komunale për orarin e punës së bizneseve që veprojnë në Komunën e Vushtrrisë.
Kam kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që veprojnë në Vushtrri përveç atyre që me Rregullore do të ju lejohet të punojnë të dielave.
Kjo rregullore e re po bëhet duke respektuar kërkesat e shumta të qytetarëve gjatë ndëgjimeve publike por edhe kërkesat që vazhdimisht kemi marrë nga punonjësit.
Rregullorja do të jetë në diskutim publik gjatë muajit Janar 2020, ku të gjitha palët e interesit mund të japin mendimet e tyre.
Rregullorja, pasi të aprovohet nga Kuvendi i Komunës do të hyjë në fuqi nga data 1 Shkurt 2020!