Ky është personi i vetëm që Vetëvendosja e pranon për President nga LDK-ja

Vetëvendosja nuk e pranon Isa Mustafën për President të Kosovës, ndërsa Vjosa Osmanin po, duke e vlerësuar si të vetmen kandidate të mundshme nga partia e saj.

Deputeti i rizgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, thotë se partia e tij e pranon Vjosa Osmanin si Presidente të Republikës së Kosovës.

“VV’ja nuk ka kurrëfare problemi me emrin e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës, në kuptimin e asaj se çfarë ajo do të performonte. Unë besoj që Vjosa nuk do t’i bënte keq Kosovës”, tha Konjufca.

Por, ai thotë se këtë emër do ta pranonin vetëm nëse marrëveshja shkon në planin B, pasi sipas tij në planin A të marrëveshjes, posti i presidentit nuk është pjesë e bisedimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu