Vulin zi e terr për Djukanovic, thërret haptas ta rrëzojnë nga pushteti

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, çirrej ndaj Presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic, se ai duhet ndaluar me gjithë ligjin e ri për komunitetet fetare të miratuar nga kuvendi malazias, pasi e njëjta mund të ndodhë në Kosovë. Vulin vazhdoi me retorikë luftënxitëse duke thënë se nuk mund të veproj pasi duhet të ketë kujdes për popullatën serbe atje, thuajse ai pyetet.

Vulin nga foltorja e kuvendit serb e lëshoi salvon e radhës nga Serbia kundër Milo Djukanovic, e nuk do të ishte çudi sikur të veshur në uniformën e zezë.

“Regjimi i Milo Djukanovic po mbahet ashtu që vlerën e vet e shfaq si instrument i politikës antiserbe, mbahet në Mal të Zi nga mëshira e të huajve ashtu që veten e kandidon që të punojë kundër Serbisë e serbëve diçka që as armikut më të egër nuk do t’i shkonte ndër mend” tha Vulin.

“E nuk mund të mos jeni të brengosur” tha ai që për të do të ishte më së miri sikur të ndërprisnin të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Malin e Zi, por pyetet se çka mund të ndodhë me serbët në Mal të Zi e konstatoi se kjo nuk mund të bëhet.

“Nuk mund të lejojmë që serbët në Mal të Zi të akuzohen se janë dorë e zgjatur e askujt nga jashtë. Ajo që unë konsideroj se duhet ta bëjmë është ta ftojmë menjëherë ambasadorin malazias të na shpjegoj se çfarë po ndodh atje, të këmbëngulim tek të gjitha organizatat ndërkombëtare siç janë Këshilli i Sigurimit dhe institucionet e BE’së, por edhe organizatat jo qeveritare e forume që merren me të drejtat njerëzore dhe fetare, që të sqarojnë këtë që po ndodhë atje” tha Vulin.

Vulin shtoi se konsideron se si shtet serbët duhet të bëjnë të qartë se Milo Djukanovic është problemi, e jo qytetarët e Malit të Zi, e kjo do të thotë që Serbia duhet të mendoj për vendosjen e disa macave të caktuara të cialt godasin drejtpërdrejt Milo Djukanovic dhe bartësit e regjimit të tij.

“Cila është kjo pasuri që mund të jetë objekt i vëmendjes së caktuar të shtetit serb, cila është ajo mënyrë e lëvizjes dhe udhëtimit, pa ejani të shohim se ku mundet Serbia të ndikoj menjëherë në bartësit e regjimit që qëllimin e vet politik e gjejnë vetëm tek antiserbizmi dhe në asgjë tjetër” tha ministri, duke shpjeguar se ky është qëndrimi i tij.

Ai vazhdoi me përçartjen e tij duke shtuar se duhet menjëherë të komunikohet me Kishën Ortodokse Serbe, pasi nuk bëhet fjalë vetëm në mitropolinë, pasi, siç tërheq vërejtjen, nëse kjo kalon në Mal të Zi, përse të mos kaloj në Kosovë tha Vulin.

Kjo zhurmë në Serbi e Mal të zi është pritur dhe gati se po prodhohet artificialisht pasi këto reforma në ligjin e komuniteteve fetare në Mal të Zi ishin paralajmëruar dhe debatuar ka kohë në shtetin malazias. Djukanovic i kishte paralajmëruar se nuk do t’i toleroj ‘mantelet e zeza’ që ta pengojnë, madje kishte shkuar aq larg sa do t’i burgoste pasi të gjithë qytetarët e Malit të Zi janë të barabartë para ligjit.

Mal i Zi që prej pavarësimit të tyre nga çka kishte mbetur nga Jugosllavia përballet me presion të vazhdueshëm nga Serbia që nuk e kapërdiu mirë pavarësinë dhe më keq e përjetoi Rusia anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, e shkuan aq larg sa të tentohet grusht shteti dhe tentim vrasja e Presidentit Malazias, Milo Djukanovic. Dy persona, shtetas rus u dënuan për tentimin e grusht shtetit, besohet se janë pjesëtarë të inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU’së famëkeqe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu