Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka refuzuar përsëri ftesën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e kishte ftuar për të ia dhënë mandatin e formimit të Qeverisë.
Përmes një letre që Kurti ia ka dërguar Thaçit, e që është shpërndarë edhe në faqen e LVV-së në Facebook, i pari i Vetëvendosjes e ka falenderuar për dy ftesat, duke e kritikuar atë që fillimisht i kishte përcjellë te portalet.
“Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte”, ka thënë ai.
Kurti tutje ka thënë se për t’u konsultuar për mandatarin do të takohen ditëve në vijim.
Ndërkaq sot Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka dërguar ftesën e dytë Albin Kurtit të Vetëvendosjes për takimin konsultativ për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë, mirëpo që këto dy ftesa u refuzuan nga i pari i VV’së, Kurti.
FOTO: