Dramë në Stamboll, mbyllet Bosfori pasi anija transportuese përplaset në breg (VIDEO)

Një anije transportuese është përplasur sot në bregun e Bosforit në Stamboll, ku si pasojë në atë pjesë është ndalur trafiku ujor, raporton Reuters.

Bëhet fjalë për anijen “Songa Iridum” që lundronte nën flamurin e Liberisë, kurse incidenti ka ndodhur derisa po i afrohej portit Ambarli në Stamboll.

Anija kishte lundruar nga Odesa e Ukrainës dhe është përplasur vetëm 25 minuta pasi i është ofruar Bosforit, e pamjet amatore të publikuara në rrjetet sociale shfaqin anijen gjigante.

Në shikim të parë dukeshin skena si të filmave të Hollywoodit, por në fakt një gjë e tillë ka ndodhur vërtetë në Stamboll, duke krijuar një situatë kaotike, transmeton telegrafi.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu