Rakitic nuk po e mendon largimin nga Barcelona

31 vjeçari ka thënë se ai nuk dëshiron që të largohet nga Katalonia pavarësisht lajmeve që e lidhin atë me një largim nga klubi.

Mesfushori kroat, Ivan Rakitic ka insistuar që ai nuk është duke menduar largimin nga Barcelona, derisa thashethemet e lidhin me një largim nga klubi.

31 vjeçari po hynë në vitin e fundit të kontratës së tij që përfundon në fund të sezonit, kurse për shërbimet e tij janë të interesuara disa klube në Europë.

Megjithatë, Rakitic ka thënë që nuk e ka në mendje largimin e tij dhe ai do të mbetet në Barcelonë aq gjatë sa ka edhe minuta në lojë.

“Pyetja më e rëndësishme është se a mund të luajë unë në Barcelonë”, ka thënë Rakitic për Sportske Novosti.

“Nëse mund të luajë, jam i sigurt që Barcelona është vendi i duhur për mua. Ne do të shohim çfarë do të ndodh, por jam i përgatitur për të kontribuar sa më shumë që munden këtë vit”.

“Jam këtu që pesë vjet e gjysmë dhe i kam përjetuar ditët më të rëndësishme të karrierës sime në Barcelonë. Besoj që mund të jap edhe më shumë për skuadrën”, ka thënë Rakitic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu