Messi golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i dekadës, e lë prapa Ronaldon në çdo kategori (FOTO)

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, e ka mposhtur rivalin e vet të përjetshëm, Cristiano Ronaldo, duke e mbyllur dekadën si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në pesë ligat kryesore evropiane.

Kompania britanike për mbledhjen e të dhënave në sport, Optajoe, e ka bërë një përmbledhje të golashënuesve, asistuesve dhe kreativëve më të mirë të 10 vjetëve të fundit në pesë ligat kryesore evropiane; Premierligë, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligë 1, raporton Gazeta Express.

Messi është golashënuesi më i mirë i dekadës me 369 gola, duke e lënë prapa yllin e Juventusit Ronaldon me 335.

Argjentinasi e mbyll dekadën me 34 gola më shumë se rivali i tij portugez.

I treti në listë është Edinson Cavani i PSG-së me 223 gola. Robert Lewandowski i katërti me 221 dhe Luis Suarez i pesti më 210.

Messi është asistuesi më i mirë i kësaj dekade, po ashtu. Ylli i Barçës ka asistuar 136 herë në dhjetë vjetët e fundit. Pas tij renditen Angel Di Maria me 108 asiste dhe Mesut Ozil me 106 asiste.

Ronaldo është i pesti në listën e asistuesve më të mirë të dekadës, me 98 asiste, prapa Thomas Muller që i ka 103 asiste në vendin e katërt.

Ndërkohë, lojtari më kreativ i dekadës është mesfushori i Marseille Dimitri Payer, me 974 paraqitje kreative.

I dyti është Mesut Ozil me 916 paraqitje kreative, ndërsa i treti Eden Hazard me 830.

Messi, është vetëm i pesti, me 789 paraqitje kreative. Ai ngel prapa David Silva që ka 812 paraqitje kreative në vendin e katërt.

Ronaldo nuk është në top 10 lojtarët më kreativë të kësaj dekade.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu