Binjakë janë foshnjet e para të 2020 në Shkup

Femër dhe mashkull janë dy foshnjet e para që lindën si bineqë në hyrjen e vitit 2020 në Klinikën Universitare të gjinekologjisë në Shkup. Siç njoftojnë nga kjo klinikë, foshnjet kanë lindur në 00:01. Bebet dhe nëna e tyre Snezhana janë mirë me shëndet.

Këtë lajm e ka publikuar në internet edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili uroi familjen. Nëna e bineqëve sot do të vizitohet nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kryetarja e ministrisë së punës dhe politikave sociale, Mila Carovska, zv/ministri i shëndetësisë, Armend Asllani, të cilët do të ndajnë një çek me një shpërblim parash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu