Tashmë dihet publikisht që LDK dhe VV asessi nuk po pajtohen për ndarjen e pozitave. Deri më tash dihet se partia e Isa Mustafës ka këmbëngulur në postin e Presidentit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në anën tjetër, Kurti i VV’së në këmbim të kësaj ka kërkuar shefin e AKI’së dhe kryeprokurin, pozita të cilat LDK po iniston se duhet të ndahen mes dy partive.
Burime të Gazetës Metro konfirmojnë se LDK përveç që ka kërkuar postin e Presidentin dhe MPB’në, po insiston që të marrë edhe shefin e AKI’së, ose pozitën e kryeprokurorit.
Kjo siç duket është ngecja e radhes mes dy partive, të cilat për më shume se tre muaj bisedime nuk ia dolën që të ndajnë pushtetin me njëra tjetrën, duke lënë kështu qytetarët që i votuan në pritë.
Lideri i VV dhe njëherësh pretendenti kryesor për Kryeministër, Albin Kurti, në anën tjetër po ‘blenë’ kohë dhe nuk po pranon të takohet me Presidentin Hashim Thaçi, për të marrë mandatin.
Këto veprime të tij vijnë si pasojë e mosmarrëveshjeve me LDK’në, të cilat ai po pret t’i përmirësojë dhe të nënshkruajnë kështu një koalicion qeverisës.
Kjo e fundit deri tash nuk ka dhënë shenja se do të lëshojë pe për pozitat që i kërkon, teksa nesër do të mbajë një mbledhje të Kryesisë, ku pritet të dalin me detaje të reja.
Vlenë të theksohet se po nesër, rreth orës 15:00, pritet edhe takimi mes Thaçit e Kurtit, të cilin ky i fundit e ka kërkuar vet që të ndodhë më datë 6 janar, e deri tash nuk ka deklaruar se tërhiqet nga kjo.