Të gjithë ata që preferojnë shumë stinën e dimrit dhe që i pëlqejnë udhëtimet e ‘ftohëta’ dhe nëpër borë, ekziston një hotel në Suedi i quajtur ‘Hoteli i Akullt’.
‘Ice hotel’ apo ‘Hoteli i Akullt’, është hapur në vitin 2013 dhe është më i madhi në botë i ndërtuar ndonjëherë për nga karakteri që ka.
Ky hotel gjendet afër qytetit të Kirunas, gati 1,200 kilometra nga Stokholmi i Suedisë.
Ai ka 49 dhoma, recepcionin, shtretërit dhe gjithçka tjetër në të janë ndërtuara nga akulli dhe dizajni i tyre ndryshon çdo dimër nga arkitektët dhe artistët që vijnë nga e gjithë bota.
Pronarët sugjerojnë që të kalohet vetëm një natë në njërën nga dhomat e akullta, edhe pse brenda tyre temperatura sillet nga -8°C e -5°C, kurse jashtë hotelit temperaturat arrijnë deri në -40°C.
Në këtë hotel gjendet edhe bari ‘Ice Bar’, ku mysafirët e hotelit dhe turistët mund të ndalen për të pirë diçka dhe për t’u ngrohur me një vodka apo ‘coctail’ me përmbajtje të lartë alkoolike.
Aktualisht çmimet e dhomave për një natë për çift, sillen prej 160 euro deri mbi 200 euro.
FOTO: