Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është parë sot të hyjë në zyrat e Lëvizjës Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.Burime të medias kanë bërë me dije se ai është parë të hyjë pak minuta më parë i shoqëruar edhe nga deputeti i VV-së, Xhelal Svecla.
Nuk dihet nëse Limajn po e priste Albin Kurti në takim. Nisma bashkë me AKR-në në koalicion kanë 6 deputetë.Sot gjatë ditës kreu i VV-së, Albin Kurti do të takojë edhe deputetët e partive minoritare, përfshirë edhe ta të Listës Serbe.
A është kjo lëvizje e rë e Vëtevendosje një tendencë për të ndërtuar një koalicion të ri, pa LDK-në, por vetëm me AAK-në, Nismën dhe minoritetet?