Shkencëtarët zviceranë zbulojnë ilaçin që lufton edhe koronavirusin

Në Zvicër u zbuluan fuqitë ‘antivirale’ të sheqerit, ilaçi që lufton edhe koronavirusin. Kjo përbërje sipas tyre është efektive në virusin e koronavirusit që ka shkaktuar kaos në Kinë dhe më gjerë.

Është bërë e ditur se studiuesit zviceranë dhe britanikë kanë modifikuar molekulat e sheqerit në mënyrë që ato të jenë të afta, me anë të kontaktit të thjeshtë, të shkatërrojnë viruset, pa toksicitet për njerëzit. Prandaj, thuhet se kjo metodë mund të zbatohet, për shembull, për koronavirusin e ri në Kinë.

Gjithashtu sipas informacioneve të fundit, thuhet se substancat e ashtuquajtura “virusevrasëse”, të tilla si zbardhuesi (bleach në anglisht – klori në shqip – candeggina në italisht), i shkatërrojnë viruset me anë të kontaktit të thjeshtë, por ato nuk mund të aplikohen në trupin e njeriut pa shkaktuar dëme serioze, vuri në dukje Universiteti i Gjenevës (UNIGE) në një deklaratë.

Nga ana tjetër shumica e ilaçeve antivirale të sotme funksionojnë duke penguar rritjen e viruseve, por janë të paaftë t’i shkatërrojnë ato.

“Për t’i kapërcyer këto dy pengesa dhe që të jemi në gjendje të luftojmë në mënyrë efektive kundër infeksioneve virale, ne gjetëm një kënd sulmi krejtësisht të ndryshëm”, thekson Caroline Tapparel Vu, një profesore në departamentin e mikrobiologjisë dhe mjekësisë molekulare të UNIGE, e cila drejtoi përpjekjen kërkimore me Francesco Stellaccin, profesor në fakultetin e shkencave inxhinierike dhe teknikave të Shkollës Federale Politeknike të Lozanës (EPFL).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu