Lidhja Demokratike e Kosovës e ka fituar betejen me Vetëvendosjen. Ajo do ta marrë Kryeparlamentarin dhe marrëveshja mes dy paleve tashmë është arritur. Ajo pritet të nënshkruhet sot.
“Po, LDK do ta ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Vjosa Osmani do të propozohet”, ka thënë ky burim i Reporterit. “Sa i përket ministrive ndarja është 5 me 5”, ka thënë ky zyrtar i afërt me negociatat VV dhe LDK.
Faktin se mund të behet Kryetar e Kuvendit, e kishte përmendur pak ditë më parë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
‘’E mundshme që Vjosa të jetë kryeparlamentare një vit. Tash varet nëse VV ka me e pranu. Nuk po themi as dy vjet, sepse nuk e kemi kërku. As s’ka formulë tjetër në qeverisje. Jemi pajtu 5+5’’, ka thënë Haziri.
Pas kësaj marrëveshje, Glauk Konjufca duhet ta lëshojë pozitën, pas një muaji. Ai dje tha se “nuk ëahtë koha e dorëheqjeve por emërimeve”. Kategorik kunder dorëheqjes së tij kishte qenë edhe vetë Albin Kurti, kryetar i VV-së. Në disa raste kishte thënë se nuk ak kthim prapa. Për më tepër, kishin thënë nga VV se është fyerje për institucionin e Kuvendit që të bëhen veprime të tilla.