Barcelona e dërgon raportin mjekësor të Dembeles në La Liga

Barcelona e ka dërguar raportin e tyre mjekësor për Ousmane Dembele në La Liga. 22-vjeçari sapo është rikthyer në Barcelona nga Finlanda, ku iu nënshtrua një operacioni nga lëndimi që pësoi me 3 shkurt.

Raporti përmban detaje të dëmtimit, llojin e operacionit që Dembele ka pasur dhe kohën e zgjatjes së rikuperimit të tij – që pritet të jetë gjashtë muaj.

Vendimi i La Ligës do të vijë brenda 72 orëve.

Aty do të vendoset nëse Blaugranat mund të nënshkruajmë me një lojtar si zëvendësim për francezin apo jo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu