Ndërkohë që e gjithë bota është vënë në alarm për shkak të përhapjes së shpejtë të Koronavirus, në morinë e raportimeve të trishta rreth kësaj sëmundje, një lajm i mirë vjen sa i përket fëmijëve.
Duket se virusi vdekjeprurës kursen të vegjlit dhe fatmirësisht deri tani vdekshmëria tek të vegjlit është zero, madje edhe nëse një fëmijë infektohet nga koronavirus, gjasat që ai ta kalojë fare lehtë janë të mëdha dhe statistikat tregojnë se numri i fëmijëve të prekur nga COVID- 19 është jashtëzakonisht i ulët.
“Në 75.000 raste të prekur nga koronavirus, vetëm 100 prej tyre kanë qenë raste pediatrike. Nuk përjashtohet mundësia që numri i të infektuarve tek fëmijet të jetë edhe më i madh, por mund të kenë qenë raste që kanë kaluar lehtë pa patur nevojë të marrin mjekim” është shprehur Terri Lynn Stillëell, ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin e fëmijëve Mott në Universitetin e Miçiganit.
Sipas të dhënave paraprake më shumë se 80 % të të prekurve fëmijë kanë simptoma shumë të lehta njësoj si një grip i zakonshëm.
Deri tani duket se virusi ka predispozitë që të prekë të moshuarit, ose njerëzit më sëmundje kronike. Pjesa më e madhe e të vdekurvë në Kinë kanë qenë mbi 70 vjeç.