Pritet zgjatje e masave të izolimit në Francë deri në 10 maj: Macron deklarohet

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shprehur i gatshëm të njoftojë zgjatjen e masave të izolimit në këtë shtet, të paktën deri më datë 10 maj.

Ashtu siç bëjnë të ditur mediat franceze, lajmi do të njoftohet gjatë mbrëmjes së sotme nga vetë presidenti Macron.

Ai do të mbajë fjalimin e tij të tretë solemn për kombin që nga fillimi i pandemisë Covid-19 dhe gjithashtu duhet të tregojë edhe mënyrën sesi do të startojë ekonomia pas mesit të muajit maj.

Kujtojmë se deri tani në Francë numërohen rreth 133 mijë e 672 raste të identifikuar pozitiv me Covid-19, ndërkaq numri i vdekjeve nga infeksioni është 14 mijë e 412.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu