Vjen mesazhi i fundit nga Palmer për Kosovën e Serbinë

Matthew Palmer, i dërguari special i SHBA’ve për Ballkanin perëndimor, ka folur për Kosovën dhe Serbinë, ai ka vlerësuar bashkëpunimin e këtyre dy vendeve në situatën ku pandemia është në qendër të vëmendjes të të gjitha vendeve.

Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka vlerësuar bashkëpunimin siç ka thënë ai që Kosova e Serbia po bëjnë në disa fusha, duke marrë parasysh bashkëpunimi në shëndetësi, për shkak të koronairusit.

Ai tutje e ka cilësuar si lajm të rrallë këtë bashkëpunim, si dhe ka shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në korridore të gjelbra në kuadër të CEFTA i cili do të duhej ta lehtësojë dhe ta përshpejtojë shkëmbimin e ushqimit dhe të barërave në këtë krizë.

Ai gjithashtu ka vlerësuar këtë bashkëpunim mes dy vendeve si inkurajues që megjithatë po gjinden pika të përbashkëta dhe bashkëpunimi për ta tejkaluar këtë kërcënim e përbashkët.

“Mendoj se bashkëpunimi i Kosovës dhe i Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është vërtet inkurajues. Ky është një lajm i rrallë i mirë në këtë situatë. Tregtia është rritur, ekziston bashkëpunimi në shëndetësi. Besoj që Kosova dhe Serbia, të dyja, kanë sistemin e ‘korridorit të gjelbër’. Në të vërtetë, mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në korridore të gjelbra (në kuadër të Marrëveshjes CEFTA), i cili do të duhej ta lehtësojë dhe ta përshpejtojë shkëmbimin e ushqimit dhe të barërave në këtë krizë. Kështu që është inkurajuese të shihet se si Kosova dhe Serbia po gjejnë pikat e përbashkëta dhe bashkëpunimin për ta tejkaluar kërcënimin e përbashkët”, ka thënë Matthew Palmer..


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu