Ky është shteti i parë në Europë që hap shkollat fillore dhe kopshtet

Danimarka lehtëson masat kufizuese edhe pse Europa gjendet në emergjencën e koronavirus. Qeveria e Danimarkës vendosi të rihapë kopshtet dhe shkollat fillore pas më shumë se një muaji duke u bërë shteti I parë në Europë që ndërmerr një praktikë të tillë.

Megjithatë do të mbesin mbyllur shkollat e mesme dhe licetë, të paktën deri më 10 Maj. Rikthimi I mësimdhënies në shkollat fillore dhe në kopshte do të bëhet duke respektuar masat strikte sigurie.

Sipas qeverisë daneze, bankat për nxënësit do të vendosen në 2 metra distancë nga njëra-tjetra dhe duhet të mundësohet krijimi I klasave të vogla. Deri më tani mësimdhënia ka nisur vetëm në 35% të institucioneve arsimore, pasi pjesa tjetër ka kërkuar më shumë kohë për t’u përshtatur me rregullat e reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu