Iran, rritet në 5.391 numri i viktimave nga COVID-19

Me 94 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në Iran është rritur në 5.391 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Sipas televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 94 vdekje dhe 1.194 raste të reja me COVID-19.

Numri i vdekjeve ka arritur në 5.391, ndërsa numri i rasteve në 85.996, tha Jahanpour i cili shtoi se 3.311 prej atyre që trajtohen në spitale janë në gjendje të rëndë.

Jahanpour informoi më tej se deri më sot në vend pas trajtimit janë shëruar dhe janë larguar nga spitali 63.113 persona.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu