Reagimi epik i Fenomenit: Respekt për Cristianon, por unë jam “Real Ronaldo”

Disa herë ka qenë problem që të zgjedhësh se cili është Ronaldo i vërtetë, Fenomeni brazilian ose Cristiano portugez.

Në një bisedë Live në Instagram, braziliani është pyetur nga Canavaro lidhur me këtë çështje.

“Për CR7, duhet të jetë e mërzitshme të dëgjosh që unë jam Ronaldo i vërtetë”, ka thënë 43 vjeçari.

“Njerëzit nuk mund të krahasohen. Cristiano do të mbetet në historinë e futbollit për golat dhe për vazhdimësinë që ka arritur. Ai do të mbetet një nga më të mirët, si Messi”, tha ndër të tjerash braziliani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu