Heqja e masave gjysmake ndaj Serbisë, siç i quan ai, do të jetë veprimi i parë që Avdullah Hoti po pretendon ta bëj sapo të marrë mandatin si Kryeministër i vendit,
Këtë ai e ka konfirmuar në një intervistë për Pressing, ku ka thënë se taksa është hequr pa përfituar ndonjë gjë Kosova.
“Taksa është hequr, problemi është që është hequr pa përfitu asgjë Kosova, pa një falenderim bile të partnerëve tanë ndërkombëtar.
Taksa tani më është hequr, dhe janë vendosur masat gjysmake të reciprocitetit, të cilat do të hiqen në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar.”, ka thënë Hoti, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka thënë se Kosova nuk gjeti mbështetje nga ndërkombëtarët për këto veprime, andaj masat do t’i heq në mbledhjet e para të Qeverisë.
“Këto nuk marrin mbështetje pa partnerët tanë. Në mbledhjet e para të Qeverisë, në fillim të mandatit të kësaj qeverie.”, ka thënë Hoti.
Kujtojmë se LDK e ka propozuar sot për Kryeministër të vendit, Avdullah Hotin dhe nga kjo parti kanë deklaruar se i kanë numrat për formimin e Qeverisë.
Partia e drejtuar me Isa Mustafën pritet që ditëve në vazhdim të zyrtarizojë koalicionin qeverisës me AAK’në, Nismën, AKR dhe partitë e minoriteteve.
Ky koalicion nuk do të mbështetet nga PDK dhe VV, dy partitë që me gjasë do të mbesin në opozitë.