Qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, me të nis detyrën, pritet t’i shqyrtojë të gjitha vendimet e qeverisë Kurti për shkarkimin e bordeve dhe kryeshefave të ndërmarrjeve.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se këto vendime do të anulohen dhe do të kthehen në pikën zero.
“Kryeministri në detyrë po i jep zor për t’i shkarkuar, që pastaj t’i thotë popullit unë i shkarkova ndërsa këta po i kthejnë. Prandaj ne do t’i shqyrtojmë me kujdes të gjitha vendimet dhe ato do të kthehen në pikën zero”
Sipas tij, në vendimet për shkarkime ka shkelje të ligjit dhe shteti pritet t’i humbë miliona euro vetëm në kompensime.