Sipas një ankete të publikuar nga MKD.mk e realizuar përmes Market vision, VMRO-DPMNE gëzon besimin më të madh të elektoratit me 15.2%, pas saj radhitet LSDM me 14.1%.
Më pas radhitet BDI me 6.4%, ASH 3.6%, E Majta me 2.3%, LDP 1.9%, Alternativa 0.8, Lëvizja BESA me 0.6%, PDSH 0.2%.
Por sa i përket liderëve, 60% janë deklaruar se nuk kanë besim tek asnjë politikan, derisa Zoran Zaev është më i preferuari me 6.2%, pas tij Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE me 5.1%. Në vend të tretë radhitet ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe me 3.4%. Nga liderët e partive shqiptare prinë kryetari i ASH-së, Ziadin Sela me 2%, pas tij radhitet kreu i BDI-së, Ali Ahmeti me 1.8%. Më poshtë radhiten krerët e partive tjera.
Shqetësuese është se mbi 44% e qytetarëve kanë thënë se do të dalin në zgjedhje, për dallim nga anketa e prillit, ku ishin deklaruar mbi 63%. Kjo siç thuhet për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Sondazhi është realizuar nga 13 deri 18 qershor përmes metodës SATO- anketë telefonike ku janë anketuar 1200 anketues.